Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka biseduar me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, të hënën, ku ajo ka shprehur mbështetjen e saj pa rezervë të të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet.
Biseda telefonike mes dy krerëve të shteteve është zhvilluar të hënën pasdite.
Kryeministri izraelit Netanyahu po ashtu ka shprehur mirënjohjen ndaj qeverisë gjermane për veprimet e saj kundër elementeve antisemite në Gjermani.
Netanyahu i ka theksuar në bisedë kancelares Merkel se Hamas po kryen ‘krim të dyfishtë të luftës’ së pari duke hapur zjarr me raketa ndaj popullatës civile dhe duke shfrytëzuar civilët në Gaza si mburoja njerëzore.