• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Nesër seancë paragjyqësore ndaj “Komandant Ujkut”

nga Botapress.info
22 Prill, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të mbahet nesër. Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se seanca do të fillojë nga ora 11:00, raporton Gazeta Botapress.

Shala, i njohur në luftë si “Komandant Ujku” është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale të hënën. Pasi u pyet nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, Shala tha: “Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”.

Ai është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat.

“Unë nuk e ndiej veten se kam bërë ndonjë krim, përceçse kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim dhe ndihem i pafajshëm”, tha Shala.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim  lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj Shalë është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. /Botapress/

Tags: komandantUjku

Të ngjashme

Aktuale

Sot prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Aktuale

Mblidhen tri komisione parlamentare

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Aktuale

Babai i Naim Murselit: Mendoj që e ka pas një presion për ta eliminuar Liridonën

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023
Aktuale

Gjermania paralajmëron Serbinë në prag të zgjedhjeve

nga Bota Press
6 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Sibel Halimi: Poshtë e më poshtë në PISA
  • Sot prezantohet masa për zbutjen e ndikimit të krizës energjetike
  • Mblidhen tri komisione parlamentare
  • Babai i Naim Murselit: Mendoj që e ka pas një presion për ta eliminuar Liridonën
  • Gjermania paralajmëron Serbinë në prag të zgjedhjeve

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.