Ju informojmë se nesër, e hënë, 25 tetor 2021 në ora 11:00 mbahet protestë nga punëtorët e Lotarisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj.
Kërkojmë nga ju përzemërsisht të na ndihmoni në realizimin e të drejtës sonë themelore për të punuar dhe ju falenderojmë për përkrahjen e deritanishme.
Me nderime,
Sindikata e Lotarisë së Kosovës