Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër do të vijë për vizitë në Kosovë, shkruan Gazeta Botapress.
Duke patur parasysh masat e sigurisë dhe ato për mbrojtje nga pandemia Covid-19, luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të vijnë në kohën e caktuar, për të përcjellë aktivitetet e lartëpërmendura.
Kjo është agjenda e MBPJ:
Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe DiasporësMinistrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje) Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.
Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media./Botapress/