[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nesër dhurohet gjak në fshatin Dejnë të Rahovecit (FOTO)



Botapress, 4 Dhjetor – Ibish Hoti

Fshati Dejnë i Rahovecit vazhdon traditën 16 vjeçare të dhurimit vullnetar të gjaku edhe këtë vit, shkruan Botapress.

Ky fshat i vogël i komunës së Rahovecit së bashku me fshatin Ratkoc njihen si fshatrat ku është interesim i madh i qytetarëve për të dhuruar gjak. Labinot Berisha ka njoftuar se edhe nesër ky fshat do bashkohet për të dhuruar gjak. /Botapress.info

Ky është postimi i plotë i Labinot Berishës:

NESER ME 5 JANAR 2017 VENDLINDJA IME DEJNE, BURRA E GRA TE RINJE E TE REJA BASHKARISHT E VULLNETARISHT DHUROJNE GJAKUT QE 16 VJET RREGULLISHT

Të dhurosh gjak është humanizëm!

Dhurimi i gjakut është një akt human dhe si të gjithë aktet humane, nuk ka çmim. Në një shoqëri të qytetëruar ka gjithmonë akte humane. Te dhurosh gjake do te thote te japesh shprese, te japish jete! Nese secili nga ne do te pyesim veten se cfare po bajme duke dhuruar gjake, do te kishte vetem nje pergjigje ” Bej ate qe do te deshiroja ta benin te tjeret nese une do te kisha nevoje per gjake”. Gjaku eshte jetik, gjaku nuk mjafton kurre, gjaku eshte i nevojshem ne cdo kohe dhe urgjent.

Image may contain: 1 person, standing