[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nesër bëhet vënia e gurthemelit të pikëkalimit kufitar të IBM-së në Merdarë



Ministrja për Dialog, znj. Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, nesër më 16 shkurt 2016 në ora 11:00 do të bëjnë vënien e gurthemelit të ndërtimit të pikëkalimit të përhershëm kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

 

Të pranishëm do të jenë krerët shtetërorë, ministrat e linjës dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

 

Ky është i pari nga gjashtë pikëkalimet kufitare të përhershme të IBM-së që do të ndërtohen në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Kosovës dhe Serbisë, i paraparë më marrëveshjen për IBM të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit.

 

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje, ftesa dhe agjenda janë të bashkëngjitura.