“Nëse deri tani bota na paska qenë e mbarë, le te kthehet mbrapsht. Amin”, motoja epike e deputetit

Gazeta ka siguruar një fotografi të panos të deputetit nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri. Motoja e tij gjatë viteve shkollore ishte epike.

I lindur me datën 13 mars të vitit 1983 në Skenderaj, Tahiri në shkollën e mesme kishte hobi artin, por politika i kishte zgjuar më shumë interes, ku edhe kishte ndjekur studimet universitare në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, në Universitetit të Prishtinës,

Motoja e tij gjatë viteve të shkollore, kishte qenë “Nëse deri tani bota na paska qenë e mbarë, le te kthehet mbrapsht. Amin”.

Abelard Tahiri aktualisht është deputet i Kuvendit nga PDK-ja.

Në vitet 2006-2008 ka qenë Këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Nga viti 2008 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka qenë Këshilltar i Lartë politik i Zëvendëskryeministrit, njëherësh Ministrit të Punëve të Jashtme ndërsa nga viti 2016 deri para marrjes së detyrës si ministër i Drejtësisë, ka qenë Këshilltar i Lartë politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

Është anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës

ngjashme