Analistja e zhvillimeve politike, Luljeta Aliu, më anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se kosovarët janë popull i gjorë dhe i mjerë.
Ajo ka thënë se ndërkombëtarëve i besojmë më shumë se shqiptarëve pavarësisht se këta të fundit e thonë të kundërtën.
Si duket reagimi i saj ka të bëjë më kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit dhe kundërshtimin e Qeverisë për themelimin e tij.
Statusi i saj:
Ngoni knej ça po ju thom, o qaq të mjerë e të gjorë jemi si popull, që tybe as nuk e dimë cilat janë interesat tona, e le mo me guxu me i ndjekë e mbrojtë ato interesa. Pse, çka po mendoni ju pse kemi mbetë kaq qyqana e pse na kanë copëtu përgjatë historisë? Se si tash si atëherë të njejtit kry të trashë e kemi pasë. Një i huj me na thanë diçka i besojmë ma shumë se 10 shqiptarëve që e thojnë të kundërtën. Po ku me na përkrahë masnej dikush, kur njani-tjetrin nuk e përkrahim?
Marri.

446
|
44
|
7
|