Leotrim Mëziu, djali i dëshmorit Rifat Mëziu ka treguar se si ka arritur ta çojë deri në fund fjalën e babait të tij, i cili në ditën që ka lindur Leotrimi ka thënë se po atë ditë ka lind një ushtar i ri i Kosovës.
Mëziu tha se në ditën e diplomimit të tij si ushtar i FSK-së ka vizituar varrin e babait të tij, i cili ka rënë dëshmor në luftën e Kosovës.
Ai kur vizitoi varrin e babait të tij, tha se u ndje shumë krenar që pushkën e babait të tij për liri dhe pendën nuk e ka ndalë asnjëherë.
“Kur kam lind unë, në të njëjtën ditë babai plagoset për herë të parë.Baba vjen mem pa mu. Në atë kohë bën një festë. I cili në ato momente nuk I ndjen as dhimbjet e plagës. Prej sotit thotë mos m qani se sot ka lind një ushtar I ri I Kosovës. Unë kam desht me qu fjalën e tij në vend, e me u bo një ushtar I ri I Kosovës. Në këtë fotografi jam ndje shumë krenar, që kom mujt me I thon që pushkën tane për liri dhe pendën nuk ka me nal kurrë, sa tkom frymë”, tha ai.