E gjithë e kaluara kombëtare, stuhitë e furishme, të cilat përplasen pamēshirëshem, padrejtësitë, të përjetuara me dhembje te papara ndaj nji populli me lashtësi që dallon nga të tjerët, si dhe përjetimet me tentim zhdukjeje si popull nga fëqinjt grabitës të trojeve etnike Shqiptare, duke masakruar dhe shpërngulur në faza të ndryshme historike, ku të gjitha ndodhitë kryhen para syrit evropian dhe atij më gjerë, për habi, fuqitë me ndikim në Europë thurrin apo mbajnë miqësi me agresorët per interesat e tyre shtetrore, në dëm të kombit dhe trojeve Shqiptare, gjithherë deri në vitin 1999.
Masakrat dhe shpërnguljet me dhunë në 1999, janë dëshmia e së kaluarës, por falë sakrificës së popullit, UÇK-së e lindur nga gjiri i popullit si dhe intervenimit te NATO-s, në krye me SHBA, Kosova fiton lirinë dhe shpall Pavarësinë e saj. Zhvillimet politike në hapësirën mbarë Shqiptare janë në nivele jo favorizuese, si dhe tejet shqetësuese për kombin Shqiptar, duke pasur parasysh deklarimet me tentime te realizimeve te projekteve famëkeqe të përpiluara shumë dekada më parë, synojnë prap para BE dhe mbarë Botës të mbajnë situatën e tensionuar deri te hapja e konflikteve të armatosura në Gadishullin Ilirik.
Është më se detyruese angazhimi dhe kontributi i çdo Shqiptari, por edhe formave të ndryshme të veprimeve, qoft në hapësirat Shqiptare edhe në Mërgatë, në ngritjen e vetëdijes kombëtare.
Prandaj Mërgata Shqiptare në Botë me seli ne Nju Jork, SHBA si dhe Rrjeti Intelektual Mbrarëshqiptar, me seli ne Tiranë, Shqipêri – nënshkruajnë:
MEMORANDUM për ecuri të mëtejme në realizimin e misionit të tyre.