[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nënshkruhet marrëveshja me vlerë prej 410 mijë eurosh për shtratin e lumit Drini i Bardhë



Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH), Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit te lumit “Drini i Bardhë”.

Për projektin i cili do të filloj të realizohet këtë vit janë ndarë 410 mijë euro dhe përfshinë pjesën e shtratit të lumit nga SHMT ”Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë” .

“Sipas kësaj marrëveshje, Komuna do të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e projektit si dhe procedurën e tenderimit.

Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative”- thuhet në njoftimin drejtuar mediave.