[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nënshkruhen kontratat për përfituesit e ankandit publik



Kryetari i Komunës së Ferizajt,

Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Shemsedin Sojeva, gjatë ditës së sotme kanë bërë nënshkrimin e kontratave për përfituesit e ankandit publik, përball kompanisë “Gani Rosha” në rrugën “Cen Dugolli”në Ferizaj. Përfitues të këtyre pronave janë Valon Muhaxheri dhe Bahri Sadiku nga Ferizaj.

Pronat do të shfrytëzohen në afat prej 10 viteve, ndërkaq ky vendim është marr në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, dhe gjithçka ka shkuar në mënyrë të rregullte dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.