[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nënkryetari i partisë së Erdoganit: NATO është “organizatë terroriste”



Nënkryetari i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka deklaruar se NATO-ja është një “organizatë terroriste”, duke shtuar se aleanca është bërë një “strukturë që kërcënon Turqinë”, transmeton zeri.info.

Në një intervistë për të përditshmen pro-qeveritare Milat, deputeti nga Gaziantepi dhe njëherësh nënkryetar i AKP-së, Samil Tayyar, deklaroi se NATO ka “qenë gjithmonë e përfshirë në aktivitete që kanë si shënjestër Turqinë” që nga themelimi i saj.

“Turqia ka qenë subjekt i grushteve të shtetit qëkurse iu bashkua NATO-s. NATO ka qenë përgjegjëse përherë për gjakun dhe punët e pista që janë bërë në këtë vend. Grushti i vitit 1960 u inskenua nga britanikët, grushti i vitit 1971 nga CIA dhe grushti i vitit 1980 nga NATO. Në planet e reja të NATO-s, një Turqi me Erdoganin president nuk duhet të ekzistojë”, është shprehur ai.

Por zëvendësi i Erdogan në partinë e tij ka shkuar edhe më larg, kur e ka krahasuar Aleancën në terma të ngjashëm me ISIS dhe PKK-në, duke shtuar se Turqia mund të mbyllë bazën e NATO-s në Inçirlik./