Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të ambasadës. “Atasheu i Mbrojtjes Nënkolonel z. Berat Shala filloi mandatin e tij në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, D.C.z. Berat Shalës i urojmë suksese në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe vazhdimësi në bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatin dhe partnerin tonë strategjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Mirë se erdhe Berat!“, thuhet në njoftim./Indeksonline/