Për anëtarët ,simpatizuesit e LDK-së në NRW-Gjermani dhe të interesuarit tjerë;
Në Prag të tubimit informativ me Grupin për Mergaten,të autorizuar nga Kryesia e LDK-së , ju ftoj(në emer të Kryesisë së Nëndeges) të gjithë juve, aktivist të vjetër dhe të rinjë, ju që mundë të kontribuoni në ringritjen e LDK-së,të kyqeni përsëri pa përjashtim,në mënyrë që të kontribuojmë për rikthimin dhe fitoren e LDK-së, për mbështetjen e Kryesisë dhe Kryetarit Prof. Dr. Lumir Abdixhikut.
Ejani,informohuni nga dora e parë,mendone mirë ,dhe pastaj gjykojeni vetë kend ta mbështesni ,për përmirsimin e gjendjes që po konsiderohet si më e vështira që nga paslufta në Kosovë.
Jeni të mirëseardhur në takimin që do mbahet pas Akademisë Përkujtimore për Hero Ahmet Krasniqin ,më 25.09. 2022 duke filluar nga ora 13.00 ,në adresen Markt 35 52445 Titz-Rödingen.
Për Kryesinë e Nëndeges-Jakup Gërguri