Në Konzullata votohet për aq sa kanë kapacitete konzullatat, dhe seicili votues duhet të regjistrohet me Email-Adresen e tij.
Me një Video-Konferencë u debatue rreth regjistrimit për votime .Për disa qaste e ftuam edhe antarin e KQZ-së z.Sami Hamitin i cili na e sqaroj arsyen e numrit të kufizuar të votuesve nëpër Konzullata,e që kjo pati ngritë dilema te antarët.Kjo është bërë në përputhje me kushtet,e kapacitetet që kanë Konzullatat të pranojnë votues brenda dites së votimit , theksoj z.Hamiti.Ai apeloj që të bëhet regjistrimi sa më parë në cilendo formë, me postë apo edhe fizikisht në vendvotim.Të pranishmit shtruan edhe pyetje tjera si, votimi me një Email Adresë shumë persona, e kjo nuk lejohet, ose thënë thjeshtë refuzohet.U sqaruan shumë gjëra ,dhe u lajmëruam disa edhe drejtë- për drejtë gjatë debatit.Vendosëm që brenda javes të tubohemi edhe në një takim me antarsi, dhe ta bëjmë regjistrimin s’bashku, ngase duhen sqarime , e shpjegime shtesë.