Kryesia e Nëndeges mbajti mbledhjen e radhes,ku u bisedua për gjendjen momentale te ne dhe më gjërë.Përveq tjerash falenderohet Kryesia e Lidhjes Demokratike, dhe Kryetari Abdixhiku për organizimin e pritjes për MERGIMTARËT në Prishtinë.Aty mori pjesë një delegacion i Nëndeges tonë i kryesuar nga z.Hilmi Gashi.Z.Gashi informoj në hollësi për pritjen që i është bërë Nëndeges tonë me një Respekt të lartë.Ai falenderoj Kryetarin Abdixhiku,Nënkryetarët Muhaxheri dhe Quni,Kryetarin e Deges së Podujeves Dr.Ekrem Hysenin,Drejtorin e zyres së LDK-ës z Selver Doden,dhe gjithë tjerët nga Qendra.Vlenë theksuar se për këso ka qenë propozim i joni qysh kaherë,ngase vlersojmë që reflektojnë shumë mirë për antarsinë tonë.
Në mbledhje u morën edhe disa vendime për aktivitetet në të ardhmen ndër të cilat;
-Të mbështetet financiarisht nga arka e Nëndeges ish ushtari Besnik Kuqi ,(pas kërkeses ngase i duhet intervenimi mjeksor jasht vendit)me një shumë solide,dhe nga individët sipas mundësisë dhe vullnetit të tyre,
-Të mbështetet nisiativa për rithemelimin e Forumit të gruas në Nëndegen tonë,
-Oeganizojmë Akademi përkujtimore për Hero Ahmet Krasniqin ,ish Ministrin e Mbrojtëjes me 25 shtator 2022,
-Të vazhdojmë angazhimin për rexhistrimin online të antarsisë,dhe të pregaditemi për pritjen e grupit për mergaten nga Kosova,që është planifikue të na vizitoj javët në vijim..
Për vendin e mbajtëjes së Akademisë për Kolonel Ahmet Krasniqin më 25 shtator,do informoheni me kohë.
Për Kryesinë e Nëndeges Jakup Gërguri
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: