“Nëna puthi fëmijën para se të hidhej” – Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e çiftit shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në SHBA ku aktori shqiptar Florind Belliu humbi jetën tragjikisht së bashku me bashkëshorten e tij. Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu tregoi për “Euronews Albania” se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja”.

“Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu./Botapress.info/

ngjashme