• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Negociatat mes viktimës dhe fajdexhiut në Pejë

nga Bota Press
23 Nëntor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Një person nga qyteti i Pejës kishte kërkuar para nga një person tjetër në vlerë prej 13 mijë euro, ndërsa i dëmtuari për të njëjtën shumë është detyruar t’i kthejë 15 mijë euro si kamatë.

Prokurori Ersan Qavolli rreth dy javë më parë kishte filluar trajtimin e rastit ndërsa ishte marrë edhe leja që të zbatoheshin masat e fshehta për shkak se viktima do të takohej me personin që kishte marrë fajde.

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë viktima e fajdeve është takuar fizikisht me të dyshuarin.“Paret, nesër mbrëma në kësi vakti t’i jap edhe 1,100 euro, a është kështu? Ja çon interesin atij njeriut, unë nesër mbrëma të kallxoj se kur muj me dalë me t’i dhanë paret komplet”, kishte thënë viktima e fajdeve.

Vlera e parave ishte ngritur nga i dyshuari.

“Nesër mbrëma jo 1,100 po të mbesin 2,200 euro”, ka thënë i dyshuari.

Viktima kishte kërkuar afat për dorëzimin e parave.“A bën nesër mbrëma. Se tash janë duke mu sjell fëmija e, që dy herë ishin ksajde e nuk po du me hy telasheve”, kishte thënë viktima.Ndërsa, i dyshuari ishte përgjigjur: “Fëmija e, me jau q* edhe nënën edhe babën unë kur jam këtu. I ki 2,300 euro i ki tash brenda, plus nesër janë 1,200 euro…”.

“A po i bëni minus 1,300 të sotit?”, kishte kërkuar viktima.Dhe i dyshuari kishte larguar shumën të cilën viktima e fajdeve e kishte dërguar atë ditë.“Hala nuk i kam marrë, për momentin ku jemi, tash menjëherë po i bëj minus 2,200 edhe 2,200 euro po mbesin”, ka thënë i dyshuari.

Sipas raportimit të viktimës, ai kishte marrë para nga tre persona dhe në këtë rast Prokuroria në bashkëpunim me Policinë kanë përcjellë edhe një takim tjetër në mes të viktimës dhe të dyshuarit tjetër, shkruan Kallxo.

I dëmtuari në këtë rast kishte marrë para me fajde në vlerë 5 mijë euro dhe kishte paguar 7 mijë euro, pasi ishte paguar kjo shumë i dëmtuari kishte pranuar edhe 20 mijë euro të tjera, ndërsa është detyruar të paguajë 22 mijë euro për çështje të kamatës.

Pasi viktima dhe i dyshuari ishin të ulur në të njëjtën tavolinë, i dyshuari kishte pyetur viktimën se a e dinte se sa para i kishte borxh?

“Unë e di 20 mijë janë komplet, copë e madhe, një 2 mijëshe e kemi marrë njëherë i kemi pagu nga 350, katër herë, tani t’i kam pru te NN 2 mijë të kamatës mujore, që t’kam përcjellë muaj për muaj. Tani të kam mbet edhe 3 mijë, a jam gabim? Nëse jam gabim korrigjom”, kishte thënë viktima.

I dyshuari i kishte konfirmuar. “Mirë je, jo qashtu je po unë nuk i di me detaje mirëpo ti e din 20 mijë janë kanë, 5 mijë ke pas me mi kthy kur më shkrujte që më the je ka shkon për Durrës”, thotë i dyshuari.

Tags: peje fajde

Të ngjashme

Kosovë

Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%q41

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

KEDS zë mbi 500 konsumatorë duke e keqpërdorur rrymën

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Krasniqi thotë se Kurti dhe Vuçiq shkaktuan kriza si me qenë “të marrur vesh mes vete”
  • Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%q41
  • Kurti lë të kuptohet se Kosova do ta bëjë Asociacionin: S’do të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ratifikohen edhe dy marrëveshje tjera ndërkombëtare
  • Selmanaj për Kurtin: Ky ka marrë një pozitë që nuk e meriton

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.