[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në xhep të burrit tim gjeta kondom!



I kam bërë 20 vjet martesë dhe e tërë kjo kohë më shkoi duke përcjellë burrin në rrugëtim dhe duke e pritur se kurë po vjen. Profesioni i tij prej shoferi ma gërditi edhe jetën. Si për sherr, kur unë isha e nxehtë dhe më nevojitej burri, ai ishte në rrugëtim me kamionin e tij. Kur mua nuk ma kojke hiq, ama bash hiq, burri më vinte në shtëpi, edhe atë krejt duart e nxira, ndonjëherë edhe fytyrën, se për rrobat as që mos të flasë dhe kërkonte të bënim dashuri, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, E.

Gjithnjë kishte probleme me një kamion të vjetër dhe sikur ai të ishte mekanik dhe jo shofer. Kurrë nuk më shkonte mendja të flladitesha me ndonjë mashkull tjetër, pavarësisht sa isha e kallur. Gjithnjë gjeja ndonjë punë nëpër shtëpi, sa për ta harlisur mendjen.

Pas lufte, burri sikur vonohej më shumë në rrugëtimet e tij dhe gjithnjë e më pak vinte në shtëpi i nxirë katran. Ndonjëherë më shkonte mendja, nëse ai po drejton kamion apo ndonjë veturë luksoze! Ditë pas dite e javë pas jave, dyshimi në besnikërinë e tij ndaj meje shtohej, e bashkë me të edhe dashuria ndaj tij zbehej.

Si u zbeh dashuria për tim burrë?

Një ditë, derisa ai ishte në rrugëtim, unë i futa rrobat e zhyllosura të tij në koritë, sepse atëkohë nuk kisha makinë rrobash. Duke ia kontrolluar xhepat, jo pse jam idiote, por është rregull që t’i kontrollosh xhepat, para se t’i fusësh rrobat në ujë, sepse më ka ndodhur njëherë që ia kam “larë” 100 DM të asaj kohe. Në xhep ia gjeta një kondom… Mbeta gojëhapur, por nuk e prisha disponimin. Vetëm mendoja se si të veproj kur ai të kthehej.

Herët në mëngjes u kthye në shtëpi. Për çudi, ishte i pastër dhe kishte një dozë parfumi. Ndoshta hunda e tij ishte mësuar me atë aromë dhe nuk e ndjente, por unë e nuhata menjëherë, bile e kuptova se ai parfum ishte i femrave dhe nuk ishte nga ato që kishim na në tualet. Edhe pse isha e zgjuar, nuk bëja fare zë, për të parë nëse do t’më ngacmonte. Burri i botës u fut me kujdes në shtrat që mos t’ma prish gjumin dhe menjëherë ia krisi gjumit. I shkreti ishte i rraskapitur fare. Herëve tjera kur vinte më zgjonte ngadalë, duke m’i futur këmbët mes këmbëve të mia dhe bënim dashuri të mrekullueshme, sepse edhe ashtu mua më pëlqen dashuria në mëngjes.

Bashkë me kafe i solla edhe kondomin!

Dhe, sapo u thellua në gjumë, unë u ngrita dhe ia nuhata edhe më shumë rrobat, ku u vërtetova se përmbajnë parfum femrash.

Në drekë u zgjua “zotnia” dhe kërkoi kafe. Ia solla si përherë, por bashkë me kafenë edhe kondomin.

“Ja, merre këtë se për pak sa nuk e kam futur në ujë!”, i thash, paksa me qortim.

“Nuk është e mundur… Nuk e di, nuk e di se nga ky nalet në xhepat e mi!”, u shpreh si me habi, por që fytyra i humbi fare.

Ditët në vazhdim hetoja se ai sillej më ndryshe. Sikur e ndiente një barrë të rëndë mbi supe. Por unë, as që ia zeja në gojë këtë ngjarje. Thjesht, sillesha sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por, gjatë gjithë kohës u vërtetova se ai po ma luante lojën!

Nga kjo ditë fillova të mendoja edhe për nevojat dhe kënaqësitë e mia, pavarësisht nëse kjo do të ndodhte me të apo me ndonjë mashkull tjetër. Fundja, kisha shumë oferta, por që asnjëherë nuk e kam “ngrënë”. Menjëherë mendja më ka shkuar te një djalosh, i cili ishte 20 vjet më i ri se unë, por që shpeshherë i lëpinte buzët kur takoheshim në market.

“Do ta provoj me të!”, i thash vetvetes.

Edhe pse nuk kisha gjë për të blerë, një ditë shkova në market. Sikur t’më kishte përcjellë frajeri, u gjend afër meje, që në kontaktin e parë që bëra me shitësit.

“Jam në banesë, krejt vetëm sonte. Po ti?”, më tha si hajdut djaloshi që shumë kohë më vardisej.

“Tung!”, ia ktheva, sikur të mos e kisha dëgjuar se çka më tha.

“Të presë në banesë, sapo të bie terri!”, më tha shkurt frajeri dhe u largua.

Nuk e kuptoja pse ky djalosh i ri më ishte vardisur pikërisht mua, kur e di se ka shumë femra të gjeneratës së vet. Megjithatë, nëpër kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh. Ishte vështirë ta luftoja dëshirën që pikërisht me te të shtrihesha në shtrat, ndërkohë që fakti i besnikërisë ndaj burrit plot 20 vjet më frenonte fuqishëm. Mendoja, nëse kaq kohë nuk i kam hyrë kësaj loje, s’po i hyj fare.

Megjithatë, dëshira sikur mbizotëronte. U ktheva në shtëpi dhe fillova edhe më tej të ballafaqohesha me ofertën që më ishte fare pranë. Në mbrëmje u përvodha dhe shkova te djaloshi, por mosha e tij e re, pothuajse djali im dhe fakti që kurrë s’kam qenë me mashkull të huaj, më pengonte…

Sapo i jam afruar derës, ajo u hap. Ai më kishte pritur në derë. Dhe, sapo e ka mbyllë derën më ka rrëmbyer aq fort sa që u ndjeva e ligshtë në duart e tij… Më shtriu në shtrat, më deshi krejtësisht dhe bëri ç’deshi me mua… sikur dëshironte ta gjej fundin…

Pas një kohe jemi shtrirë bashkë si të vdekur në shtrat dhe për disa minuta nuk kemi folur fare. Unë disi nuk besoja se më ndodhi kjo që më ndodhi, ndërsa ai qëndronte sikur të ishte penduar që e kishte tradhtuar fqinjin e vet, burrin tim…

Kjo ndoshta është histori e turpshme, por ja që më ka ndodhur. Fundja, burri im i ka fajet…/E.“Kosovarja”/