Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se është gënjeshtër se nuk ka policisë serbë në veri të Kosovës.
Në DPT te Fidani, deputeti thotë e 70 policë serbë veprojnë në veri, dhe 30 të tjerë boshnjakë, njofton Klankosova.tv.
“Kanë gënjyer kur kanë thënë se nuk ka më policë serbë në veri. Është e pavërtetë, janë 70 policisë serbë në veri, dhe 30 boshnjakë. 150 policë kanë aplikuar tash në konkursin e fundit, dhe ka shumë nga serbët e veriut. Unë mendoj që nuk ka pasur kurrë më shumë zbatim të ligjit, kjo matet duke filluar nga lëvizja e lirë”, thotë Bajqinovci.