[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Turqi arrestohet serbi i ISIS-it, planifikonte sulme në Gjermani



Adnan Shutkoviq, shtetas i Serbisë i cili i ka përgjakur duart si luftëtar i ISIS-it, është arrestuar në Turiq, ku nga atje kishte planifikuar të shkojë në Gjermani dhe atje të kryej sulm terrorist.

Shutkoviq është arrestuar në shoqëri të Zulhajrat Seadinit, terroristit të lindur në Maqedoni, me të cilin në Turqi kishte hyrë nga Siria, ku kanë luftuar në anën e Shtetit Islamik.

Sipas mediave serbe, ata të dy që një kohë të gjatë kanë fletarrest nga Interpoli, transmeton lajmi.net.

Shutkoviq ka jetuar në Hamburg, derisa Seadini para shkuarjes në Siri kishte jetuar në Bremen.

Të dy terroristët planifikonin që me operacione estetike dhe transplantim të flokëve t’iu shmangnin policisë turke dhe asaj të vendeve të BE-së, shkruan “Bild”.

Shërbimet informative gjermane dyshojnë se Shutkoviq dhe Seadini kishin marrë direktiva nga udhëheqësit e ISIS-it që të kthehen në Evropë dhe atje, me siguri në Gjermani, të kryenin sulme terroriste.

Me rastin e arrestimit, Shutkoviq ju kishte thënë policëve turke se ai është Aleksandar Mitiq.

“Unë jam serb, jam Aleksandar Mitiq”, kishte thënë ai.

Po ashtu kishte thënë se në Turqi ka shkuar që “t’i mbjellë flokët dhe të duket me bukur”.

“E kam zgjedhur Turqinë, sepse ky tretman është shumë me lirë sesa në Hamburg”, ka thënë ai.