Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur sot në afërsi të QKUK-së në kryeqytet. Në një video të dërguar shihen disa persona të cilët pasi fjalosen fillimisht, i ‘qërojnë hesapet’ me grushte.
Krejt kjo ngjarje ka ndodhur edhe në sytë e një fëmije. Nuk dihet se si erdhi deri tek kjo përleshje, por që të njëjtit kanë bllokuar qarkullimin e veturave në atë pjesë për shkak të kësaj përleshje.