[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Suedi mbi minus 41 gradë celisius!



Nga Ramadan Reshitaj

Dimiri po vazhdon i ashpër edhe në Suedi. I ftohti ka depërtuar sidomos në pjesën veriore të këtij shteti nordik. Sipas raporteve të fundit, nata e mbrëmshme ka qenë nata më e ftohtë e vitit. Në veriun e saj, përkatësisht në vendbanimin e quajtur Nikkaluokta që gjendet afër polit të veriut, mbrëmë zhiva në termometër ka rënë në minus 41,3 gradë celsisus. Ky është i ftohti rekord për këtë vit.

Përkundër faktit se para disa ditësh këtu ishte relativisht ngrohtë për kohën e stinës, atualisht i ftohti ka mbërthyer tërë vendin. Temperaturat nën minus arrijnë dyshifrorin pothuaj se  në tërë vendin. Sipas metereologëve, të ftohit nuk do të tërhiqet shpejt dhe ka mundësi që temeraturat të bien edhe më.

I ftohti me ngrica  dhe me borë, simodmos në pjesët veriore, edhe këtu po sjellë telashe edhe në komunikacion. Në pjesen veriore të vendit, Norrbotten, për këtë shkak janë ndaluar nga qarkullimi disa linja të trenit dhe të trafikut të autobusëve.

Banorët këshillohen që tëos dalin jashtë shtëpive të ngrohta pa ndonjë arsye të madhe./Botapress.info