[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Slivovë u shënua dita e shkollës “Mic Sokoli”



Në shënimin e kësaj ditë mori pjesë kryeatri i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i kuvendi të komunës, Faruk Guri, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Adem Salihaj, familjarë dhe miq të heroit Mic Sokoli si dhe mysafirë të shumtë nga Tropoja e Shqipërisë.

 

Fillimisht të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur drejtori i kësaj shkolle Xhemajl Azemi.

E nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur tejet i nderuar që ishte pjesë e këtij manifestimi.

“Arsimi dhe edukimi në vendin tonë sot ndodhet para disa sfidave, kapërcimi me sukses i të cilave, do të thotë levë e fuqishme e kapërcimit të vështirësive drejt zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë. Këto sfida janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe tejkalimi i njërës, i hap rrugën, ose e ndihmon tejkalimin e të tjerave”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar mysafirët nga Tropoja duke theksuar se do të kultivojnë bashkëpunimin me familajrë të Mic Sokolit dhe vizitat  e tilla të jenë të ndërsjellat.

 

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur Can Tahiri në emër të përfaqësuesve të Tropojës, duke shtuar se eshtrat e Mic Sokolit gjenden në vendin edhe ku ka ra. Sipas tij ka një shqiptari, ka një bashkim,  dhe kur është puna tek çështja kombëtare dëshmorët janë të të gjithë shqiptarisë.

Me fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Rrustem Vulosmani, i cili ka evokuar kujtime të shumta,

Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës “Mic Sokoli”, si dhe në objektin e shkollës u bë zbulimi i bustit të Mic Sokolit, ndërkaq të shtatorja e tij në fshatin Slivovë u vendosen kurora të freskëta me lule.