[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në shenjë proteste ndaj Trumpit, gazetari ‘ndryshon’ flamurin e SHBA’së (Foto)



Vendimi i presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ndaluar imigrantët në vend e për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, nuk është pritur aspak mirë nga shumë njerëz. Jo vetëm në SHBA.

Një gazetar gjerman ka vendosur ta shprehë pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të numrit një të Amerikës për të izoluar Shtetet e Bashkuara nga pjesa tjetër e botës, shkruan Gazeta Express.

Peter Bauer ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një version të përpunuar të flamurit amerikan, ku në vend të vijave janë vënë ‘tullat’ që simbolizojnë murin që Trump ka urdhëruar të ndërtohet. /Express/