[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Serbi mund të bleshë shtëpi edhe me 1200 euro, nuk ka të interesuar



Në Serbi, për një kohë të gjatë shtëpitë në fshat janë shumë të lira. Shtëpinë me të gjitha lidhjet infrastrukturore, mund t’a bleni për vetëm dy ose tre mijë euro.

Portali B92 ka bërë një hulumtim me qytetarët e Serbisë nga Novi Sadi nëse ishin mësuar tashmë me jetën në qytet, me pak gjelbërim, shumë beton, pa vende parkimi. Reportrei e pyet një qytetare nëse do të dëshironte që këtë ta ndërronte dhe të shkonte për të jetuar në fshat dhe merr përgigje negative.

Agjencitë e pasurive të patundshme janë të stërngarkuara me ofertat për shitjen e shtëpive të fshatit. Ata janë zakonisht larg rrugës kryesore. Shtëptitë e fshatit ngjajnë pothuajse të gjitha me njëra tjetrën. Por kanë të bërbashkët edhe një gjë.

“Ka shumë e shtëpi të zbrazëta, por sidomos në ato fshatra që nuk janë interesante çmimet janë në mes të tre, katër, pesë mijë euro”, tha për B92, Gordana Bozic, pronare e një agjencie të pasurive të patundshme, raporton Gazeta Express.

Në pyetjen e reporterit nëse është e vërtet se ofrohen shtëpi me çmime 1.200 apo 1.300 euro, Gordana Bozic përgjigje se po është e vërteë dhe se askush nuk po interesohet për ato shtëpi edhe pse janë të gatshme për banim.