[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në “Rastin Kumanova” ende po lexohen transkriptat e përgjimeve



Edhe seanca e sotme gjyqësore për Lagjen e Trimave u mbajt me dyer të mbyllura. Gjykimi mbetet në stadin e leximit të transkriptimeve nga bisedat e përgjuara të të akuzuarve.

Sipas avokatëve mbrojtës tashmë janë duke u lexuar bisedat pas 9 dhe 10 majit 2015, për të cilat vetë mbrojtja më parë kishte informuar se janë biseda të cilat do të vendosin pistat përmes të cilave mund të arrihet deri tek e vërteta, raporton KP.

Mbrojtja gjithashtu kishte theksuar se këto biseda mund të nxjerrin edhe përfshirjen e mundshme të figurave politike në këtë rast. Pas leximit të bisedave pason faza e plotësimit të aktakuzën ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja dhe të akuzuarit për terrorizëm.