Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, është dërguar një person pa shenja jete.Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Sipas bashkëshortes së viktimës, i njëjti ka pasur probleme shëndetësore.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Istog, 15.08.2021 – 13:13. Është raportuar së në QKMF është dërguar një person mashkull kosovar pa shenja jete, sipas gruas së tij i njëjti kishte probleme shëndetësore. Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar policia.
Po ashtu, është bërë e ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”./GazetaExpress/