[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Prizren, arrestohen tre persona për detyrim dhe marrje me prostitucion



Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren tre persona nën dyshimin e veprës penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në Prostitucion’’ si dhe veprës kundërvajtëse ‘’Marrje me Prostitucion’’.

Lajmin është konfirmuar nga policia derisa është bërë e ditur që ky aksion është ndërmarr në përpjekje për të luftuar dhe reduktuar dukuritë negative dhe veperat tjera të kundërligjshme në vend.

Personat e dyshuar të involvuar në këto vepra janë:

C. (viti i lindjes 1936)                 mashkull/sh/k
G. (viti i lindjes 1962)                  mashkull/sh/k dhe
K.  (viti i lindjes 1974)                femër/sh/k.

Pas marrjes në pyetje, lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pran PTH – Departamenti i Përgjithshëm në Prizren,  dhe me vendim të tij, tre të dyshuarit lirohen në procedurë të rregulltë .

Lidhur me rastin në bashkëpunim me Inspektoret Komunal të KK Prizren është bërë një kontroll në lokalin ku punojnë i dyshuari nr. 1 dhe nr. 3, përderisa me vendim të Inspektoratit lokali mbyllet për afat të pacaktuar, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe realizimin e detyrave dhe autorizimeve në funksion të zbatimit të ligjit.