[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve



Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz.

Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës në 23-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve do të mbahet edhe një koncert muzikor.

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

Ky manifestim tradicional treditor edhe kujton e lartëson heroizmin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Më 5 dhe 6 mars, në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, u shënuan aktivitete të ndryshme.

Ndërsa në ditën e tretë të Epopesë, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, njofton Telegrafi.