[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në pikën kufitare në Vërmicë, policia konfiskon 10 kg marihuanë, arrestohet një person



Policia e Kosovës konfiskon mbi 10 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arreston personin e dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’

Prishtinë, më 5 janar 2017

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare në afërsi PKK Vermicë, më 04.01.2017, rreth orës 23:40, gjatë patrullimit ka vërejtur një person të dyshuar afër rrethojës së autostradës dhe në afërsi një veturë të ndaluar me targa gjermane. Patrulla policore  gjatë kontrollit të personit, të veturës dhe hapësirës përreth gjen një çantë me 20 qese substancë e dyshuar e llojit mariuanë.

Patrulla kufitare njofton Njësinë e Antidrogës të DRP Prizren e cila vazhdon me procedura të rastit.  Sasia e substancës narkotike e gjetur është: 10 kg e 068 g. Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit, i njëjti tenton t’u ofrojë 100 euro mito zyrtarëve policorë.

Policia njofton Prokurorin Kujdestar të PTH Prizren për rastin e gjetjes së substancës narkotike dhe për ofrimin e mitos. Me urdhër të prokurorit i dyshuari  B.M, lindur më 1987, mashkull shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

 Po ashtu, policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (10 kg e 068 g.), veturën e të dyshuarit dhe dy kartëmonedha nga 50 euro thuhet ne njoftimin e Policise se Kosoves.