• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Në orët e vona Kurtit i shkojnë në zyrë dy persona të papritur

nga Bota Press
9 Nëntor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sonte në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe të Dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilët ka biseduar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Përkrahësja e Kurtit e publikoi “planin franko – gjerman” në Euractiv pa Asociacionin

Sipas njoftimit nga Qeveria, kryeministri Kurti ka thënë se veprimet e qeverisë së tij janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe që marrin në konsideratë brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen.

“Kryeministri Kurti u shpreh se vendimi dhe veprimet e qeverisë janë në shërbim të sundimit të ligjit dhe marrin parasysh brengat e partnerëve ndërkombëtarë për sigurinë dhe paqen. Ndërkaq sa i përket bojkotit të institucioneve nga Lista Serbe, tha se është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi që ka vazhduar qasjen destruktive në marrëdhëniet me Kosovën dhe se është përpjekje për ta mbuluar mosgatishmërinë për diskutime rreth elementeve të marrëveshjes kornizë që çon drejt normalizimin të plotë të raporteve. Në anën tjetër, Republika e Kosovës e ka dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e saj në këtë proces”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti i ka njoftuar emisarët për zbatimin e shkallëzuar të vendimit të qeverisë për targat ilegale.

“…duke theksuar se deri sot në mëngjes janë lëshuar 1012 vërejtje për vozitësit me targa ilegale dhe se pavarësisht kësaj nuk ka asnjë incident shënuar; për punën e institucioneve për mbarëvajtjen e shërbimeve për të gjithë qytetarët; dhe për kërcënimet dhe sulmet që individë dhe banda kriminale po u bëjnë qytetarëve tanë në komunat në veri të vendit”, thuhet tutje.

Kurti, sipas njoftimit, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është qeveri demokratike dhe e përgjegjshme, e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë.​/Botapress..info

Tags: emisarKurtiQeveri

Të ngjashme

Aktuale

E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Aktuale

Kapja: Nurboja i LVV-së merr postin e guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • E kishte kauzë kryesore në opozitë: Çfarë mendon Kurti sot për Zajednicën?
  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.