“Në orar të punës duhet ta lë linjën e hapur”, Koci denoncon një rast të kontrollimit që burri ja bën gruas me telefon

Avokati, Arianit Koci ka bërë publike një rast të dhunës psiqike që një burrë nga Kosova ka ushtruar ndaj gruas së tij.

Ai ka denoncuar këtë rast duke treguar se si bashkëshorti po e mban gruan nën kontroll përmes telefonit. Koci ka thënë se gruaja është e detyruar që edhe në vendin e punës ta lë telefonin hapur për të dëgjuar burri i saj.

LEXO EDHE KETE

Një person goditet nga një veturë në Suharekë

Sipas tij, ajo telefonin duhet ta mbajë edhe gjatë kohës kur është në toalet.

Burri maniak dhe i çmendur, në shoqëri dhe rreth njihet si njeri normal. Madje, edhe shitet si frajer e tip modern.”, ka shkruar Koci ndër të tjera në Facebook.

Tutje ai ka treguar se në rast kur ndalet rryma atëherë gruas i paraqiten probleme nga burri i saj i cili i ka blerë edhe numër të veçantë për ta mbajtur në kontroll.

Reagimi i avokatit Koci:

Dhuna ndaj gruas, e sidomos ajo psiqike, te ne në Kosovë në disa raste është e paimagjinueshme.

Brutale dhe morbide.

Zonja, sa është në orar të punës, gjithë kohën duhet ta lerë linjën e hapur në viber.

Burri në anën tjetër të telefonit, dëgjon krejt çka po ndodhë në vendin e punës së gruas; me kend dhe çka po flet.

Madje, edhe në toalet, gruaja duhet ta ketë telefonin me vete.

Problem shumë i madh – fesatë, po i del zonjës, kur po ndalet rryma apo po ka probleme me interenet.

Për këtë kontrollim/komunikim burri ia ka blerë gruas, telefonin dhe numrin e veçantë.

P.s.

Burri maniak dhe i çmendur, në shoqëri dhe rreth njihet si njeri normal. Madje, edhe shitet si frajer e tip modern./Botapress.info/

ngjashme