[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Mitrovicë u përkujtua dëshmori Avni Hajredini



Në 17-vjetorin e rënies në mbrojtje të shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve, që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe në shtëpitë dhe pronat e tyre, është përkujtuar dëshmori i kombit Avni Hajredini.

Në pllakën përkujtimore ku është vra nga ushtarët francez të KFOR-it, në veri të lumit Ibër, “Lagjen e Boshnjakëve” dhe tek përmendorja  e tij dhe e dëshmorit tjetër Mehdi Hajredini,  kanë vu lule të freskëta  deh kanë bërë homazhe familjarë të dëshmorit, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, përfaqësues të lagjes dhe qytetarë të tjerë.

Kryetari Bahtiri me këtë rast  tha se dëshmori Avni Hajredini është shembulli më i mirë se si mbrohen bashkëkombësit dhe trojet e tyre kur janë në rrezik.

“Atë ditë kur bandat kriminale serbe patën sulmuar lagjen veriore të banuar me shqiptarë, duke i terrorizuar dhe dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre, dëshmori Avni Hajredini, pa u hamendur fare vrapoi duke trupuar nëpër Ibrin e akullt për t’i ndihmuar bashkëkombësit e tij. Fatkeqësisht, plumbi i ushtarëve francez të KFOR-it, e ndaloi atë për të ofruar ndihmën aq të nevojshme që  shqiptarët e kësaj lagje e kërkonin. Ne jemi krenarë dhe sigurisht se edhe brezat e ardhshëm do të jenë gjithmonë krenar me dëshmorin Avni Hajredini”, tha kryetari Bahtiri ndër të tjera.

Përfaqësuesi i “Lagjes së Boshnjakëve”, Fevzi Beqiri, tha se Avniu vdiq për të mbetur gjithmonë shqiptare kjo pjesë e Mitrovicës. “Fatkeqësisht, familja e Avniu dhe ato të  dëshmorëve  tjerë të kombit, nuk e kanë përkujdesjen e duhur të shtetit të Kosovës. Madje shqiptarët që jetojnë në lagjen për të cilin vdiq Avniu, pasi i ndau nga komuna legjitime, i ka harruar shteti i Kosovës si dhe drejtuesit e komunës së re të formuar. Familjeve që jetojnë në lagjet veriore, shteti duhet t’ua punësojë nga një anëtarë, në mënyrë që të mbijetojnë dhe të mos detyrohen t’i lëshojnë pronat e tyre”, tha ndër të tjera Beqiri.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri i premtoi djalit të madh ët dëshmorit Avni Haradinaj, se në prill do të filloj punën në fabrikën e kërpudhave në Gushafc.