• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Në mesin e të arrestuarve të PSD’së, është edhe babai i Frashër Krasniqit

nga Bota Press
16 Korrik, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Në aksionin e sotëm të Partisë Socialdemokrate (PSD), janë arrestuar Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistë të kësaj partie. Njëri ndër të arrestuarit është edhe babai i Frashër Krasniqit, shkruan Gazeta Botapress.

Lajmin për arrestimin e babait të Frashër Krasniqit, e ka bërë të ditur ish-aktivisti i PSD’së, Shkodran Hoti. Me anë të një shkrimi në Facebook, ai ka ilustruar arrestimin e dikurshëm të babait të Albulena Haxhiut dhe arrestimin e sotëm të babait të Frashër Krasniqit.

Momenti kur arrestohet babai i Frashër Krasniqit. 

“Në foto lart është babai i Albulena Haxhiut. Në foto poshtë është babai i Frashër Krasniqit. Ky lart arrestohej dikur kështu nga policia e kapur nga Pronto, siç i thoshim. Ky poshtë po arrestohet sot nga policia, që sot mund ta quajmë e Xhelalit. Dikur Albulena e mbronte në shesh babain e saj nga këta policë, të cilët sot nga pushteti ku bën pjesë ajo po marrin urdhëra që të arrestohen Frashëri e babai i tij, dikur shokë të saj”, ka shkruar ai.

Ndërkaq Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqajt dhe shtatë aktivistëve tjerë të kësaj partie, të cilët shënuan disa grafite në veturat zyrtare që gjendeshin para objektit të ish-Rilindjes, në Prishtinë.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se aktivistët e PSD’së, kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare. Së këndejmi është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedure”, ka thënë Borovci për Metron.

Sipas njoftimit të PSD’së, të arrestuar përveç kryetarit Molliqaj, janë edhe anëtarët Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça.

PSD ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Më poshtë keni pamjet nga arrestimi i aktivistëve të PSD’së. /Botapress/

 

Tags: psd arrestuar

Të ngjashme

Botë

“Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Kosovë

Fetah Berisha: Është e turpshme dhe e pandershme si nuk iu gjetë askush afër Rugovës, as ushtarakët

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.