[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në mes të alpeve zvicerane, dhomë hoteli pa mure e çati



Nga një shtëpizë e skalitur në akull, deri te çarçafët e bërë nga metali, ka një numër të pafundmë hotelesh jashtëzakonisht të çuditshme nëpër botë.

Tani një hotel që ndodhet në alpet zvicerane, vjen pa çati dhe është vetëm një dhomë në ajër të hapur nga ku mund t’i shihni yjet.

Nga gjermanishtja, në shqip emri i hotelit do të thotë: “zero yje”.

Ky hotel në ajër të hapur i quajtur Null Stern, nuk ka as mure e as [çati dhe është i vendosur në mes të Alpeve të Zvicrës.

Null Stern është lansuar në korrik të vitit 2016-të, dhe është i rezervuar deri në fund të këtij viti.

Dhoma e hotelit ofron pamje magjepsëse të maleve dhe ju mund të flini nën dritën e yjeve gjatë mbrëmjeve të ftohta.

Në këtë vend kushton 210 euro nata.

 

null-stern2.jpg