[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Malishevë sivjet, 81 pickime rriqrash



Vetëm në muajt e parë të këtij viti janë shënuar 81 raste të pickimeve nga rriqrat në Komunën e Malishevës, raporton KTV.

 

 

Banorët ndihen të rrezikuar, pasi thonë se Komuna ende nuk ka filluar spërkatjen e tokave.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë deklarojnë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë shënuar më pak raste.

Spërkatja e zonave endemike pritet të fillojë tek në fund të këtij muaji dhe Malisheva ka ndarë buxhet në vlerë prej 60 mijë euro për këtë.

Zyrtarët komunalë deklarojnë se aktualisht po i trajtojnë kafshët si një ndër masat parandaluese nga thumbimi nga rriqrat.

Në periudhën 2013-2016 kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e Etheve Hemorragjike që shkaktohen kryesisht nga pickimi i rriqrave.