[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në listën i Interpolit janë Ramush Haradinaj, Azem Syla e Shukri Buja



Lista prej 157 kosovarëve që kërkoheshin nga Interpoli për vepra të ndryshme penale, me kërkesë të Serbisë, është reduktuar në 22 persona.

Siç raporton RTK, derisa në listën e mëhershme figuronin emrat e krerëve më të lartë institucionalë dhe ish-komandantëve të zonave të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë të fundit emrat e tyre nuk figurojnë.

Pas ndalimit të Haradinajt në Francë, Policia e Kosovës, pas kërkesës së Qeverisë, ka kërkuar nga Interpoli t’i dijë emrat e kosovarëve që kërkohen nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë. Në këtë listë mbetet edhe ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Burimet e RTK-së kanë rrëfyer se këtë listë e posedojnë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. Përveç liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, në këtë listë figuron edhe emri i ish komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla. Lista vazhdon me ermin e Lirim Jakupit e përcjell edhe me atë të Fadil Suleviqit aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës e që mban pozitë të lartë në këtë institucion. Edhe ish-komandanti i UÇK Shukri Buja, është në listën e të kërkuarve nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Ndërkohë, kjo listë përbëhet edhe nga shumë emra të tjerë që nuk janë të njohur aq shumë për opinionin.