Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve një ditë më parë ka nisur numërimi i votave me kusht Por, ajo që bie në sy janë votat me kusht në komunën e Junikut, shkruan “Indeksonline”.
Në këtë komunë, dy kandidatët e parë të cilët janë në balotazh kanë marrë vetëm tri vota. Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut ka marrë dy vota, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së ka marrë vetëm një votë.
Tri vota në tërësi i janë dhënë edhe listave për asamblenë komunale të kësaj komune.