• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Në Kosovë kujtohet gjenocidi në Srebrenicë: Kriminelët duhen dënuar

nga Bota Press
11 Korrik, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Përfaqësues të institucioneve në Kosovë kujtuan të dielën gjenocidin në Srebrenicë – 26 vjet pas ndodhjes së tij.

Kryeministri Albin Kurti kujtoi se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë dhe shtetet e rajonit ftohen që të bëjnë përpjekje shtesë “për t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit”.

“Ne duam paqe, bashkëpunim dhe barazi mes kombeve në Ballkan. Por, themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve”, shkroi Kurti në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se akte të tilla “barbare”, si masakra e Srebrenicës, “duhet të marrin gjykimin e drejtësisë, por edhe të historisë”.

“Askush më mirë se Kosova nuk e njeh dhimbjen e Srebrenicës. Reçaku, Meja, Pokleku, Prekazi, si dhe shumë masakra të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës janë pjesë e së njëjtës dhimbje e të njëjtit përjetim”, tha Osmani, duke kujtuar masakrat e forcave serbe në Kosovë, në vitin 1999.

Në Bosnje e Hercegovinë sot shënohet 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Deri më tani, 47 persona u dënuan me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Në qendrën përkujtimore Potoçari sot do të varrosen eshtrat e 19 viktimave të Srebrenicës, të identifikuara së voni./Botapress/

Tags: Gjenocidi nga Serbia

Të ngjashme

Aktuale

Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Gjithçka që ndodhi dje në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Aktuale

Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Murati: Je injorant, nuk ke idenë çfarë bën ministria juaj

nga Bota Press
28 Janar, 2023
Aktuale

Krejt çka po ndodhë mes Ambasadorit Dugolli në Uashington dhe Qeverisë Kurti në Prishtinë

nga Bota Press
28 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”
  • Zhduket një 11 vjeçar nga Fushë Kosova
  • Gjithçka që ndodhi dje në Fushë Kosovë ku u plagosën nënë e bijë
  • Ushtarët rus që dorëzohen para ushtrisë ukrainase bëjnë lutje: ‘A duhet të biem në gjunjë?’

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.