[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në këtë vend fëmijët janë të martuar dhe prindër (Foto)



13-vjeçarja Jie u martua me 18-vjeçarin Wen tri ditë pasi u takuan. Ajo mbeti shtatzënë shumë shpejtë dhe e braktisi shkollën.

Fotografi Muyi Xiao ka dokumentuar përmes fotografive rastet në një pjesë të Kinës, ku i martojnë fëmijët.

Mosha e lejuar me ligj për t’u martuar në Kinë është 20 për femrat dhe 22 për meshkujt, por familjet këtu e injorojnë ligjin dhe e regjistrojnë më vonë martesën, transmeton Gazeta Express.

Martesa në një moshë kaq të hershme po krijon gjenerata të “fëmijëve të humbur”, të cilët lihen prapa vetëm me gjyshërit kur çiftet largohen në qytete për të gjetur punë.

Jie ishte adoleshente kur u martua vetëm tri ditë pasi e njohu burrin e saj 18 vjeçar Wen. Duke mos pasur njohuri për kontrollin e lindjes, gruaja adoleshente mbeti shpejtë shtatzënë dhe e braktisi shkollën – një fat i ngjashëm ky me shumë fëmijë në Kinën rurale.

Fotografi Muyi Xiao dokumentoi rastet e martesave të adoleshentëve në shoqërinë kineze, dhe tha se nuk i besohet se si mund të dashurohen njerëzit në këtë moshë kaq të re.