Reshje të mëdha të shiut edhe breshërit ka rënë sot gjatë ditës edhe në qytetin e Kamenicës. Në rrjetet sociale janë publikuar foto ku shihen copa të mëdha të breshërit. Breshër më i madh ka rënë në fshatin Hogosht, ku janë shkaktuar edhe dëme në bujqësi.