Shoqëria Civile në Mitrovicë sot po mban protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit, Albert Muja, që ndodhi mesnatën e së shtunës së kaluar, ku po bëhet thirrje që të ndalen vrasjet.
“Stop vrasjeve, ne jemi ALBERTI” është parulla kryesore e kësaj proteste, ku po marrin pjesë dhjetëra persona.
Kujtojmë se Lundrim Beqiri, i dyshuari kryesor për vrasjen e 25-vjeçarit gjendet ende në arrati, derisa i dyshuari tjetër Ardit Zymberi është në paraburgim.