[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në Dobërdol të Klinës u zbulua pllaka përkujtimore e luftëtarit të lirisë Gaspër Laci



Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, me bashkëluftëtar, kanë bërë sot zbulimin e pllakës përkujtimore të luftëtarit të lirisë, Gaspër Laci. Me ketë rast është mbajtur edhe një tubim përkujtimor në fshatin e lindjes së luftëtarit të lirisë, në Dobërdol të Klinës.

Gaspër Laci, kishte marrë lëndime të rënda në luftë me forcat serbe dhe kishte statusin e invalidit. Para bashkëluftëtarëve të tij dhe qytetarëve të shumte, kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota ka vlerësuar lartë kontributin e Gasprit për lirinë e Kosovës. “ Tash e një vit jemi ndare nga një bashkëluftëtar i devotshëm gjatë dhe pas luftës. Gaspri në momentet me të duhura u rreshtua përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ti dalë zot këtij vendi.

Ai ishte i gatshëm të sakrifikoi në çdo moment. Me plage të shumta në trup na inspiroi dhe dha force që të vazhdojmë luftën kundër forcave serbe. Falë sakrificës titanike të tij dhe bashkëluftëtareve  e dëshmoreve të luftës së UÇK-së, sot Kosova frymon e lirë”, ka thënë me ketë rast kryetari Bashota, para qytetarëve të shumte që kanë marrë pjesë në ketë manifestim.

Bashota bërë thirrje që të mos lejojmë nëpërkëmbjen e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe luftëtarët të trajtohen në mënyrë dinjitoze.  Në tubim kanë folur edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati dhe familjari Bardhec Laci. ​/Botapress.info