Në Bjeshkët e Nemuna jeton rrëqebulli ballkanik (lat. Lynx lynx balcanicus), i cili sipas Unionit Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës bart statusin “Skajshmërisht i rrezikuar”, shkruan Gazeta Botapress.
“Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar për këtë specie, dhe se në cilat vende të Kosovës gjendet ai.
“Në Bjeshkët e Nemuna, konkretisht në Rekën e Allagës, Koshutan, mbi fshatin Bogë dhe tek hidrocentrali në Deçan jeton Rrëqebulli ballkanik (lat. Lynx lynx balcanicus), i cili sipas IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës) bart statusin “Skajshmërisht i rrezikuar” (Criticaly endangered) për shkak që popullata e këtij lloji është në rënie e sipër në të gjithë arealin e përhapjes”, thuhet ndër të tjerash në shkrimin e tyre.
Ky është shkrimi i plotë:
Në Bjeshkët e Nemuna, konkretisht në Rekën e Allagës, Koshutan, mbi fshatin Bogë dhe tek hidrocentrali në Deçan jeton Rrëqebulli ballkanik (lat. Lynx lynx balcanicus), i cili sipas IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës) bart statusin “Skajshmërisht i rrezikuar” (Criticaly endangered) për shkak që popullata e këtij lloji është në rënie e sipër në të gjithë arealin e përhapjes.
Kërcënimet kryesore për rrëqebullin ballkanik kanë të bëjnë me popullatën e vogël, bazën e kufizuar të presë për të, degradimin e habitatit dhe gjuetinë pa leje. Prerja e pyjeve, gjithashtu, është një faktor i rrezikimit të popullatës së këtij lloji.
Projekti “Me natyrën – për natyrën dhe njerëzit” financohet nga WWF Adria, mbështetet nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida dhe implementohet nga Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën. Përmbajtja dhe pikëpamjet e shprehura në këtë botim janë ato të autorëve dhe jo domosdoshmërisht mbështesin pikëpamjet e Sidas-s./Botapress/