Abedin Gashi, babai, veprimtari dhe aktivisti i palodhshëm shqiptar që iku nga kjo botë, para kohe!
6 vjet më parë, më 6 janar të vitit 2011, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë babai, veprimtari dhe aktivisti I njohur në Kosovë e në diasporë, Abedin Gashi.
Abedini shkoi nga kjo botë, para kohe, shumë I ri, kur ishte në kulmin e aktivitetit të tij si veprimtari dhe si baba që kishte vënë themele të shëndosha të krijimit të familjes dhe të biznesit familjar.
Abedini ishte mik me të gjithë shqiptarët. Ai ishte mik edhe i presidentit Ibrahim Rugova. Shtëpia e tij ishte konaku I presidentit Rugova në Gjermani.
Abedin Gashi ishte veprimtar i njohur në diasporë (në Gjermani). Ai u inkuadrua në Lidhjen Demokratike të Kosovës që në ditët e para të themelimit duke dhënë kontribut me aktivitetin e tij të palodhshëm për çështjen kombëtare dhe ishte pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e diasporës shqiptare për ndihmë në Kosovë para, gjatë dhe pas luftës.
Sot, 6 vjet më pas, familjarët, miqtë dhe veprimtarët në Kosovë e në disporë e kujtojnë me pieitet të lartë Abedin Gashin.
Të gjithë thonë, Ai shkoi nga kjo botë, por nuk ka vdekur.
Megjithëse e ndjejnë thellë mungesin e Abedin, bashkëshortja Fexhrija, djemtë Muharremi dhe Naimi, vajzat Marigona e Nexhmija janë krenarë që kanë pasur një bashkëshort dhe një baba si Abedin Gashi.
Abedin Gashin e kujtojnë me rrespekt të madh edhe bashkëshortja e Muharremit, Dija me femijët Aulonin e Altionën, bashkëshortja e Naimit, Dona me fëmijët Fjonën e Lean e familjarë të tjerë të familjes Gashi.
Edhe Gëzim Gashit po i mungo mixha Abedin Gashi, aq më tepër që vetëm pak muaj më pas përcolli në amshim edhe babain e tij, Muhedinin.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Abedin e Muhedin Gashin
https://botapress.info/u-perurua-pllaka-perkujitimore-per-vellezerit-abedin-e-muhedin-gashi/
http://tribunashqiptare.net/?p=6828, http://www.kosovarimedia.com/index.php/aktual/info-te-ndryshme/3773-akademi-perkujtimore-per-veprimtarin-abedin-gashi.html