[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Në 4 qytetet të Kosovës, mbyllen 10 lokale të lojërave të fatit



Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë  10.02.2017-14:30. Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunal të rajoneve përkatëse kanë sekuestruar 31-aparate të lojërave të fatit, një rulet, rreth 26.000 €, shtatë shtëpiza kompjuteri, dhe kanë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Zyra per medie e Policise se Kosoves, transmeton Botapress.