[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndryshimet në State Department – largohet edhe vizitorja e shpeshtë Kosovës Victoria Nuland



Pesë diplomatë nga ekipi i lartë i menaxhimit në Departamentin amerikan të Shtetit, duke përfshirë edhe ndihmesën e sekretarit të shtetit për Evropë dhe Azi, Victoria Nuland e cila shpesh ka qëndruar në Kosovë, janë larguar nga pozitat që mbanin

Ata largohen vetëm pak ditë para se Rex Tillerson, zgjedhja e presidentit Donald Trump për njeriun e parë të diplomacisë amerikane, të konfirmohet nga Senati dhe ta merr zyrtarisht detyrën, transmeton lajmi.net.

Tillerson, të martën e ardhshme do të duhej që ta vizitonte State Departmentin.

Të kujtojmë se Nuland ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë.