• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ndodh edhe kjo: Kërkohet që Qeveria të mos ua paguaj polisat kufitare mërgimtarëve

nga Bota Press
3 Tetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Instituti GAP ka publikuar raportin “Pagesa e policave nga buxheti i shtetit”, ku ka dalë në përfundim se një praktikë e tillë nuk duhet ndjekur në vitet e ardhshme.

Sipas këtij Instituti, kjo është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare.

“Raporti vlerëson se pagesa e policave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare. Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, BQK dhe BKS duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në Kosovë, që policat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (‘online’) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi. Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”. Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”, një mekanizëm i përbashkët i 48 shteteve për sigurimin e viktimave të aksidenteve motorike ndërkufitare”, thuhet në njoftim.

Hulumtimi i GAP-it tregon se shpenzimet e diasporës për policat kufitare kapin rreth 3% të të gjitha shpenzimeve që ata bëjnë në Kosovë.

“Në kushte jashtë pandemie, më shumë se gjysma e diasporës realizon tri deri në katër vizita gjatë vitit në Kosovë, ku qëndrimi zgjat nga dy deri në katër javë, duke realizuar shpenzime me vlerë deri në rreth 4.6% të Bruto Produktit Vendor, apo 328 milionë euro. Kjo pa llogaritur remitencat, të cilat mesatarisht sillen në 620 milionë euro në vit. Duke marrë për bazë shpenzimet mesatare vjetore, shpenzimet e diasporës për policat kufitare kapin rreth 3% të të gjitha shpenzimeve që ata bëjnë në Kosovë”.

Qeveria para verës mori vendim që të paguajë policën kufitare për diasporën dhe më 11 gusht ndau pesë milionë euro për zbatimin e kësaj mase. Sipas të dhënave nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, deri në fund të muajit gusht 2021, faturat e dorëzuara nga BKS në Thesar për policat e sigurimit kufitar kapin shumën e 2.4 milionë eurove. Sipas vendit të origjinës, shumica e veturave kanë ardhur nga Gjermania, Zvicra dhe Austria./.Botapress.info./

Tags: kufi-mergimtaret

Të ngjashme

Lajme

61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Kosovë

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.